Vlora dhe Saranda qytetet më të preferuara në Shqipëri nga pensionistët e huaj

Vlora dhe Saranda qytetet më të preferuara në Shqipëri nga pensionistët e huaj

Vlora dhe Saranda janë qytetet më të kërkuara nga pensionistët amerikanë, italianë dhe zviceranë për të jetuar në Shqipëri. Lisa Spence jeton në Vlorë, ndërsa agjentët e pasurive të paluajtshme raportojnë një rritje të kërkesës për qira afatgjata nga amerikanët. Eron Çumani, nga “Saranda Property”, thotë se këtë vit është rritur numri i shtetasve amerikanë që po parapëlqejnë të qëndrojnë me qira në qytetin e Sarandës. Z. Çumani pohoi se arsyet për ardhjen e tyre janë të shumta, që nga qëndrimi proamerikan i popullit shqiptar, kostoja më e ulët e jetesës dhe qiratë e ulëta të apartamenteve krahasuar me çmimet në SHBA. “Sivjet ka pasur një ‘dallgë’ të ardhjes së shtetasve amerikanë që po kërkojnë qëndrim afatgjatë në Sarandë, përfshirë pensionistë, por edhe shtetas të...