Burimi:
argjiroja.net
Foto © argjiroja.net
Vlora 5 ditë pa ujë/ Sekuestrohen kamerat e bizneseve dhe nis hetimi nga Prokuroria
Pas skandalit në Vlorë, ku banorët ndejtën gati 5 ditë pa ujë,më në fund duket se çështjes po i jepet drejtim. Defekti në tubacionin kryesor 1000 mm, që solli ndërprerjen e furnizimit me ujë të mijëra familje, biznese dhe institucione publike të qytetit të Vlorës, duke krijuar një situatë kaotike për një qytet me qendra urbane si Vlora, ka sjellë veprimet e para procedurale lidhur me këtë ngjarje. Mësohet se policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të një subjekti privat pranë zonës ku ndodhi problemi, për të dokumentuar me saktësi momentin, rrethanat dhe çdo element që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Materialet priten t’i referohen Prokurorisë së Vlorës. Po ashtu Policia dhe Prokuroria bëjnë me dije se çështja pritet...