Burimi:
argjiroja.net
Foto © argjiroja.net
Vlora 48 orë pa ujë në çezma!
Qyteti turistik i Vlorës nuk ka ujë pikërisht në këto ditë festash. Prej 48 orësh, qyteti bregdetar i Vlorës po përballet me një situatë emergjente në furnizimin me ujë të pijshëm. Një defekt në linjën kryesore të transmetimit ka lënë pa ujë mijëra banorë, duke vështirësuar ndjeshëm jetesën e përditshme dhe funksionimin e institucioneve. Por çfarë ka ndodhur? Një ndërhyrje e ndërmarrë dy ditë më parë për riparimin e një defekti të vogël në rrjetin e ujësjellësit është shndërruar në një avari të rëndë, duke përkeqësuar ndjeshëm situatën e furnizimit me ujë në qytet. Sipas informacioneve, vetëm pak orë pas ndërhyrjes, ka plasur i gjithë tubacioni, duke e nxjerrë plotësisht jashtë funksionit linjën e furnizimit. Ndërhyrja, që supozohej të zgjidhte problemin, ka sjellë pasoja edhe...