Burimi:
sarandanews.com
Foto © sarandanews.com
Vllaznia ndan rrugẽt me ish- portierin titullar, Kristi Qarri largohet nga kuqeblutē…
Portieri i Vllaznisë, Kristi Qarri, ka mbyllur zyrtarisht bashkëpunimin me klubin shkodran. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, gardiani ka bërë të ditur se ka vendosur të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij profesionale. Qarri, i cili është pjesë e Vllaznisë që nga moshat e akademisë, sqaroi se ky vendim vjen pas një periudhe të gjatë rikuperimi nga një dëmtim i rëndë. Ai konfirmoi se aktualisht gëzon gjendje të mirë fizike dhe psikologjike për të vijuar aktivitetin sportiv. Gjatë njoftimit të tij, portieri falënderoi trajnerët që kanë ndikuar në rritjen e tij, stafin teknik, bashkëlojtarët, presidentin Alban Xhaferi dhe tifozerinë shkodrane për mbështetjen përgjatë 15 viteve. Postimi i plotë i Kristi Qarrit: Të nderuar sportdashës dhe përfaqësues të opinionit sportiv, Sot dua...