Vjosa del nga shtrati, uji vërshon në autostradën Vlorë-Levan
Në autostradën 100 vjetori në afërsi të urës në Bishan në Vlorë dalja e lumit Vjosa ka arritur në autostradën Vlorë-Levan. Aty është bërë dhe devijimi i korsisë së ngadalësimit me sinjalistikë pasi ka prezencë të lartë. Një aks rrugor prej 500 metra është me ujë dhe kalimi bëhet me vështirësi.
Burimi:
argjiroja.net