Vjen cikloni? Sinoptikania zbardh skenarin që ndryshon planet, ja çfarë do ndodhë me temperaturat në fillim të vitit

Vjen cikloni? Sinoptikania zbardh skenarin që ndryshon planet, ja çfarë do ndodhë me temperaturat në fillim të vitit

Meteorologia Rezarta Xhakollari ka sjellë parashikimin e shumëpritur për ditët e fundit të vitit 2025 dhe fillimin e vitit 2026, duke dhënë një panoramë të qartë për të gjithë ata që po planifikojnë festat, udhëtimet apo pushimet e fundvitit. A ka ngrica? A do të ketë shi? A është moti “në krahun tonë” apo gati të na surprizojë? Përgjigjja është: po për diellin, po për të ftohtin dhe po për ndryshimin e menjëhershëm të kushteve atmosferike. Sipas Xhakollarit, ditët e fundit të dhjetorit do të karakterizohen nga mot i thatë dhe me diell, por kjo qetësi vjen e shoqëruar me ulje të ndjeshme të temperaturave, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit dhe natës. 31 dhjetori pritet të nisë me ngrica, ku në zonat veriore temperaturat në...