Vjedhje e energjisë elektrike në Gjirokastër, nën hetim 65-vjeçari

Vjedhje e energjisë elektrike në Gjirokastër, nën hetim 65-vjeçari

Gjirokastër — Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj një shtetasi të dyshuar për ndërhyrje të paligjshme në aparatin matës të energjisë elektrike. Sipas njoftimit zyrtar, procedimi është regjistruar ndaj shtetasit K. Xh., 65 vjeç, banues në Gjirokastër. Gjatë kontrolleve dhe verifikimeve të kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në banesën e tij është konstatuar manipulim i matësit të energjisë elektrike. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.