Vjedhja në shkollën në Lezhë, identifikohen dy të mitur, morën 16 laptopë e DVR-në e kamerave, në kërkim edhe…

Vjedhja në shkollën në Lezhë, identifikohen dy të mitur, morën 16 laptopë e DVR-në e kamerave, në kërkim edhe…

Policia e Lezhës ka identifikuar dhe ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj dy të miturve, 17 dhe 14 vjeç për vjedhjen e kryer një ditë më parë në shkollën “Besëlidhja”. Sipas pamjeve filmike, dy të miturit dhe 4 të tjerë, kanë dëmtuar dyert e brendshme të shkollës dhe kanë marrë 16 laptopë dhe DVR-në e kamerave të sigurisë. Drejtoresha e shkollës njoftoi policinë pasi kishte konstatuar 5 dyer të dëmtuara. Policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e të tjerëve, si dhe gjetjen e sekuestrimin e laptopëve dhe DVR-së. Njoftimi i Policisë: Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, ku shtetasja A. L., drejtoreshë e një shkolle 9-vjeçare në qytetin e Lezhës, kishte njoftuar Policinë se në ambientet e brendshme të...