Vizita në Vatikan, Rama pritet nga Papa Leone XIV në Pallatin Apostolik
Kryeministri Edi Rama vijon për të ditën dytë vizitën në Vatikan i shoqëruar nga bashkëshortja Linda dhe djali i tyre Zaho. Mëngjesin e kësaj të enjte kreu i qeverisë u prit nga Papa Leone XIV në Pallatin Apostolik. Ndër temat që u diskutuan mes Atit të Shenjtë ishin situata në Ballkan dhe rruga drejt integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Zyra e Shtypit të Selisë së Shenjtë bëjnë me dije se më pas, kryeministri u takua në Sekretariatin e Shtetit me Kardinalin Pietro Parolin dhe Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.
Burimi:
opinion.al