Virusi i ri Nipah nga India/ MSH: Aktualisht asnjë rast i konfirmuar në Shqipëri
Muaji janar ka shënuar një rritje të ndjeshme të fluksit të pacientëve në Shërbimin Infektiv, kryesisht me simptoma të gjendjes gripale. Mjekja infeksioniste, Migena Qato, përmes disa këshillave të ndara nga Ministria e Shëndetësisë në një postim në rrjetet sociale, sugjeron rritje të kujdesit personal dhe vaksinimit si masa thelbësore për parandalimin e komplikacioneve. Në lidhje me virusin e ri që po qarkullon në Indi, Qato bën me dije se aktualisht nuk ka asnjë rast të konfirmuar në vendin tonë, duke theksuar se Shërbimi Infektiv ndodhet në gatishmëri të plotë për përballimin e çdo situate të mundshme. “Virozat edhe gripi tani janë kryefjala e diagnozave infektive që pranohen në shërbimin infektiv aktualisht. Në çdo shërbim 24-orësh të tonin, e pakta e rasteve të paraqitura në...
Burimi:
sot.com.al