Vijon shembja e rrugës Librazhd-Pogradec, dëmtohet edhe Bypass-i provizor

Vijon shembja e rrugës Librazhd-Pogradec, dëmtohet edhe Bypass-i provizor

Edhe këtë të hënë vijojnë rrëshqitjet e dheut në zonën “Arrat e Gurrës” në Librazhd, duke shkaktuar dëmtime të mëtejshme të aksit Librazhd-Pogradec. Ura në këtë aks ka degraduar më shumë, dhe është bërë përfundimisht e papërdorshme. Vetë kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, tha se dje se ura duhet të shembet. Rrëshqitja e tokës ka dëmtuar edhe bypassin provizor që pritej të hapej ditën e sotme.