Vijon protesta e opozitës, Noka: Tirana u përket qytetarëve
Vijon marshimi i opozitës këtë të shtunë, ndërkohë që protestuesit janë ndalur në disa nga institucionet kryesore të vendit. Përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë protestuesit kanë patur edhe përplasje me policinë, që ka përdorur edhe ujë me piper e gaz lotsjellës. Deputeti Flamur Noka shprehet se pavarësisht dhunës dhe gazit lotsjellës, asgjë nuk e ndal marshimin e qytetarëve. “Kryengritja vazhdon në mënyrë paqësore”, tha Noka, ndërsa shtoi se Tirana është në duart e qytetarëve.
Burimi:
opinion.al