Vijon marshimi/ Protestuesit nisen drejt Drejtorisë së Policisë Tiranë, qytetarët hedhin bidonë me ujë

Vijon marshimi/ Protestuesit nisen drejt Drejtorisë së Policisë Tiranë, qytetarët hedhin bidonë me ujë

Protestuesit janë nisur drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës, por janë përballur me një “gardh” efektivësh të vendosur në rrugë. Skenar ky i ngjashëm me atë që ndodhi para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Në rresht të parë janë vendosur forcat e FNSH. Qytetarët kanë goditur policët me bidonë me ujë. Tubimi nisi nga sheshi përpara Kryeministrisë, për të vijuar me Drejtorinë e Përgjithshëm të Policisë, dhe është ndjekur unaza e vogël e Tiranës. Ndërkohë herë pas here gjatë marshimit janë hedhur edhe molotovë.