Vijojnë përplasjet dhe shtyrjet në Kuvend/ Albana Vokshi ndez flakadanë, Garda i’a merr nga dora

Vijojnë përplasjet dhe shtyrjet në Kuvend/ Albana Vokshi ndez flakadanë, Garda i’a merr nga dora

Seanca e fundit parlamentare për këtë vit ka prodhuar përplasje të forta fizike mes mazhorancës dhe opozitës, aq sa është dashur ndërhyrja e Gardës së Republikës. Disa deputetë të opozitës, si Flamur Noka, Klevis Balliu, Belind Këlliçi e të tjerë, janë ulur në vendet e ministrave, ndërsa të tjerë kanë bllokuar foltoren. Në tensione e sipër deputetja Albana Vokshi ndezi flakadanë. e cila më pas nuk u lejua nga Garda të vijonte më tej me aktet dhunuese.