VIDEO – Zonat malore të qarkut Shkodër nën “pushtetin” e borës, trashësia arrin deri në 120 cm…

VIDEO – Zonat malore të qarkut Shkodër nën “pushtetin” e borës, trashësia arrin deri në 120 cm…

Situata e përgjithshme në Qarkun Shkodër paraqitet e qëndrueshme, pa ndryshime dinamike në kuadrin e emergjencave civile.Harta e tokave nën prezencën e ujit vlerësohet të jetë në nivelet rreth 525 Ha në disa njësi administrative të Bashkisë Shkodër. Pa ndryshime në nivel qarku.Nivelet e lumenjve janë të qëndrueshme, nën kuotat kritike. Nivelet e lumenjve dhe infrastruktura ujore:• Buna në Dajç: 6.58 m.• Ura e Vjetër e Bunës: 8.50 m (kritike 9.50 m).• Drin te Ura e Bahçallëkut: lexim 4.20 m (kritike 10.00 m). Të gjitha nën kuota kritike.• Hidrovoret në punë me kapacitet të plotë; nivelet e ujit të mbajtura në kuota -1.80. Argjinaturat, kanalet dhe shkarkuesit e digës së Rezervuarit Shtodrit pa probleme.Bashkia Shkodër- Në fshatrat Obot dhe Dajç vijon të ketë prezencë uji...