VIDEO – Zbulohet “shtëpi bari” në Velipojë, arrestohet 22- vjeçari, në pranga punonjësi i OSHEE…

VIDEO – Zbulohet “shtëpi bari” në Velipojë, arrestohet 22- vjeçari, në pranga punonjësi i OSHEE…

Në vijim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, dhe të mbështetura nga Forca Operacionale dhe “Shqiponjat”, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të mbyllura, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, tharjes dhe përpunimit të tyre për shitje.  Në këtë kuadër u organizua dhe u finalizua faza e katërt e operacionit policor të koduar “Neonët”. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Gj. B., 22 vjeç, banues në Laç, Vau i Dejës. Në vijim të operacionit...