VIDEO – Zbulohen dy “shtëpi bari” në Barbullush, 1 i arrestuar, 3 të ndaluar dhe 4 në kërkim…

VIDEO – Zbulohen dy “shtëpi bari” në Barbullush, 1 i arrestuar, 3 të ndaluar dhe 4 në kërkim…

Në vijim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, dhe të mbështetura nga Forca Operacionale dhe “Shqiponjat”, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të mbyllura, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, tharjes dhe përpunimit të tyre për shitje.Në këtë kuadër u organizua dhe u finalizua faza e pestë të operacionit policor të koduar “Neonët”.Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Aurel Çelaj, 31 vjeç, banues në Shkodër, dhe u shpallën në kërkim shtetasit Gj. G.,...