VIDEO – Vazhdojnë punimet për ujësjellësin Bardhaj- Bleran në Shkodër, përfitojnë 5 mijë banorë…
Supervizori Bexhet Dedja foli për projektin e ujësjellësit që pothuajse është drejt përfundimit duke thënë se fshatrat Bardhaj dhe Bleran të cilat nuk kanë patur ujë tashmë do të furnizohen normalisht 24 orë në ditë. Rreth 5 mijë banorë do të përfitojnë furnizim me ujë të pijshëm nga ky investim.Janë rreth 800 abonentë në këto fshatra të njësisë Rrethina të cilët janë pajisur me matësat përkatës. Projekti për linjën e re të ujësjellësit nisi në muajin gusht të vitit të kaluar nga shoqëria rajonale e ujësjellës kanalizime Shkodër, me një afat 18 mujor por nisur nga ecuria e punimeve do të përmbyllet brenda 10 muajsh ndërsa shtrimi i asfaltit është një prej proceseve përfundimtare.Ndërkohë, të gjitha pjesët e dëmtuara në fshatin Bardhaj dhe Bleran nga...
Burimi:
sarandanews.com