VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit

VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit

Treqind shezlongë u zhdukën natën, në qershorin e dy viteve më parë, nga resorti i Onde Chiare në Reggio Emilia dhe u vodhën nga persona të panjohur. Një vit më vonë, të njëjtët shezlongë u shfaqën “si me magji”, me logon e Onde Chiare ende të dukshme, në një plazh në Kepin e Rodonit në Shqipëri, shkruajnë mediat italiane. I vuri re një grua nga Reggio Emilia, e cila ndodhej atje me pushime dhe u dërgoi menaxherëve të resortit një email me foto të bashkëngjitura, për t’i njoftuar për këtë gjetje të pazakontë, pasi ishte në dijeni të ngjarjes së dy viteve më parë. Nuk është ende e qartë sesi shezlongët kanë përfunduar në këtë plazh. Ka disa hipoteza që mund të qëndrojnë në këtë rast pasi mund të jenë...