VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër

VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër

Thuajse si çdo ditë, banorët e Rrjollit u hodhën sërish në protestë sot dhe u përplasën me efektivët e policisë, ndërsa 6 prej tyre u shoqëruan në komisariat. Shoqërimi i protestuesve, mes tyre dhe një grua, ngjalli reagimin e banorëve, të cilët po protestojnë para Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.Një prej protestuesve, një grua, i bëri thirrje autoriteteve të tërhiqen nga projekti për ndërtimin e resortit turistik në këtë zonë, ndërsa shtoi se nuk do të heqin dorë nga pronat e tyre.“Po bëjmë 16 ditë që protestojmë. Policia na ka dhunuar, burra dhe gra dhe fëmijë. Ju lutem, ikni prej nesh, na u largoni nga toka jonë, toka e të parëve tanë. Ne nuk e lëshojmë tokën! Ju lutemi, ikni. Se do bëhet ndonjë kërdi...