VIDEO “Regjistrohuni si parti politike, sulmuat publikisht qeverinë”, rrogat e gjyqtarëve, Rama: Doni të ndërhyni në ligj
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish kërkesën e gjyqtarëve lidhur me çështjen e rritjes së pagave. Pas reagimit të një dite më parë nga Shoqata e Gjyqtarëve, kreu i qeverisë shprehet se me qëndrimet publike që ka mbajtur, nuk ka përmendur asnjë emër, por ka reaguar ndaj kësaj kërkese që sipas tij nuk është e drejtë.Rama përmendi shembuj konkret, teksa tha se vetëm për një gjyqtar të Gjykatës së Shkallës së Parë kërkojnë një rritje mujore page nga 3360 euro në 5300 euro, ndërsa për të Apelit nga 3480 euro në 5500 euro.Kryeministri tha se ajo që e bën edhe më serioze çështjen është fakti se gjyqtarët në Shqipëri marrin më shumë pagë sesa vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi...
Burimi:
sarandanews.com