VIDEO – Projekti i ndërtimit të rrjetit të ri të ujësjellësit, nis asfaltimi i aksit nacional në Shkodër…

VIDEO – Projekti i ndërtimit të rrjetit të ri të ujësjellësit, nis asfaltimi i aksit nacional në Shkodër…

Në rrugën Shkodër- Hani Hotit pas përfundimit të punimeve për rrjetin e ri nga Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Shkodër sh.a tashmë është drejt mbylljes edhe shtrimi i asfaltit të dëmtuar për ta kthyer në gjendjen e mëparshme. Drejtuesi i projektit Ardit Muça shprehet se ky investim përmirëson ndjeshëm furnizimin me ujë të pijshëm për qytetarët.Muça dhe mbikqyrësi i punimeve të këtij projekti Ymerjon Dashi falenderuan qytetarët për mirëkuptimin gjatë gjithë kësaj kohe ndërsa u shprehën se qarkullimi i automjeteve do t’i kthehet normalitetit shumë shpejt.Ndërkohë që projekti është drejt fundit, ka një interes të lartë të qytetarëve pranë ujësjellësit të Shkodrës për kontratat e reja.Ky investim i Shoqërisë Rajonale Ujësjellës- Kanalizime Shkodër sh.a garanton një furnizim më të qëndrueshëm dhe me cilësi më të lartë...