VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi

VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi

Në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “SEEDS”.Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kryer kontroll në lokalin e shtetasit Xh. M., në fshatin Kosmaç, ku gjetën 1678 fara kanabisi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. M., 70 vjeç, banues në fshatin Kosmaç. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton...