VIDEO – Policia e Shkodrës arreston dy persona, akuzohen për vrasjen e Pavlin Preka në shkurt të këtij viti

VIDEO – Policia e Shkodrës arreston dy persona, akuzohen për vrasjen e Pavlin Preka në shkurt të këtij viti

Si rezultat i një pune intensive operative dhe hetimore, të kryer nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësinë Shkodër dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, me qëllim zbardhjen e dinamikës dhe autorësisë së vrasjes së shtetasit Pavlin Preka, e kryer më datë 27.02.2025, në fshatin Guci e Re, u finalizua operacioni policor i koduar “Pesha e krimit”.  Në kuadër të këtij operacioni, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: Klaudio Lisaj, 20 vjeç, banues në fshatin Mgull; Vasel Koçeku, 43 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Materialet procedurale...