VIDEO – Policia e Shkodrës arreston 34- vjeçarin, kërkohej nga drejtësia italiane për trafik narkotikësh

VIDEO – Policia e Shkodrës arreston 34- vjeçarin, kërkohej nga drejtësia italiane për trafik narkotikësh

Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në vijim të punës gjurmuese për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Shkodër, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 83”.Në kuadër të operacionit, në qytetin e Shkodrës, u bë i mundur lokalizimi, identifikimi dhe arrestimi i shtetasit Syrgen Haxhija, 34 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, për ekzekutimin e urdhrit për zbatimin e masës së sigurisë personale “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Milanos, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, të parashikuara nga Kodi Penal i...