VIDEO – “Po presim ushtrinë dhe Emergjencat Civile”, bllokimi i Prekal- Ura e Shtrenjtë, flet administratori Çela

VIDEO – “Po presim ushtrinë dhe Emergjencat Civile”, bllokimi i Prekal- Ura e Shtrenjtë, flet administratori Çela

Si pasojë e situatës së krijuar në segmentin rrugor Ura e Shtrenjtë – Prekal, ekipet e Bashkia Shkodër, në bashkëpunim me strukturat e Emergjencat Civile, ndodhen në terren dhe po monitorojnë nga afër gjendjen.  Lidhur me këtë situatë, Avenir Çela, administrator i Njësisë Administrative Postribë, u shpreh se Bashkia Shkodër është pranë banorëve dhe po ndjek nga afër çdo zhvillim. Ai bëri me dije se pritet mbërritja e ekipeve të Emergjencave Civile nga Ministria e Mbrojtjes, për të realizuar ndërhyrjen e shpejtë në riparimin e rrugës. Ndërkohë, po kryhet vlerësimi paraprak i situatës dhe po shqyrtohen mundësitë e ndërhyrjes së menjëhershme, me synim normalizimin e qarkullimit dhe garantimin e sigurisë për banorët dhe përdoruesit e rrugës. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen...