VIDEO – Pastrohet plazhi i Velipojës, 65 punonjës në terren nga derdhja e Bunës në Vilun…
Pastrimi i bregdetit në Velipojë ka vijuar edhe sot, duke shënuar ditën e tretë radhazi të ndërhyrjes, me angazhimin e 65 punonjësve në terren. Aksioni po realizohet përmes një bashkëpunimi të përbashkët institucional mes Bashkia Shkodër, Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Drejtorisë së Mirëmbajtjes së Objekteve Publike dhe Ndërmarrjes Rajonale të Ujësjellësit.Ndërhyrja synon ruajtjen e pastërtisë dhe përmirësimin e imazhit të Velipojë si një destinacion i rëndësishëm turistik gjatë gjithë vitit.Institucionet u bëjnë thirrje bizneseve dhe qytetarëve që mbetjet të hidhen vetëm në vendet e përcaktuara, duke theksuar se një Velipojë e pastër është përgjegjësi e përbashkët. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë...
Burimi:
sarandanews.com