VIDEO – “Paketa e maleve”, deri tani kanë shprehur interes përmes aplikimit 670 subjekte të ndyshme

VIDEO – “Paketa e maleve”, deri tani kanë shprehur interes përmes aplikimit 670 subjekte të ndyshme

Janë 670 aplikues në total që kanë shprehur interes për t’u përfshirë në Paketën e Maleve në territorin e Bashkisë Shkodër, një proces që synon nxitjen e investimeve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave malore.Shifrat janë bërë publike nga Drejtori i Përgjithshëm i Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Shkodër, Mikel Kopsaj, gjatë një interviste për mediat.Duke marrë parasysh potencialin e lartë zhvillimor të territorit dhe interesin e shtuar nga përdoruesit dhe investitorët, me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 714, datë 26.11.2025, pas propozimit të Bashkisë Shkodër, janë shpallur zonat e para prioritare për zhvillim.Sipas të dhënave të publikuara, zonat që kanë regjistruar numrin më të lartë të aplikimeve janë Theth – Ndërlysaj me 274 aplikime dhe Rragam – Sheldi me 51 aplikime.Në...