VIDEO – Një “mur i ri Berlini” nis të ngrihet në Baks- Rrjoll, ndan banorët nga prona e pretenduar e tyre

VIDEO – Një “mur i ri Berlini” nis të ngrihet në Baks- Rrjoll, ndan banorët nga prona e pretenduar e tyre

Mendohej se muret izoluese në Europë ishin shembur që në 1989 me Murin e Berlinit, por sot pas 37 vitesh, një i tillë i ngjashëm, ka nisur në ngrihet në Baks- Rrjoll të Velipojës. Siç tregojnë pamjet e dërguara nga banorët në ShkodraWeb, prona e tyre e pretenduar, tashmë ka nisur të rrethohet me blloqe të mëdha betoni, teksa pas tyre, shihen edhe forcat e policisë.Kjo lëvizje vjen nga intestitori i resortit turistik në Velipojë, Bashkim Ulaj, rreth 1 muaj nga nisja e protestave të banorëve të Baks- Rrjoll që pretendojnë pronësinë e tokës dhe njerën prej së cilës parcelë të një familjeje, e ka njohur edhe vendimi i Gjykatës së Apelit. Pritet të shihet reagimi i banorëve, nëse do të shuajë apo rihapë protestën....