VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij

VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij

“Hana e re e Muajit Ramazan, për vitin 1447, po bëhet gati të shfaqet në horizontet tona, duke sjellë me vete gëzimin e madh që na përfshin me ardhjen e Muajit të krejt bekimeve! Ky është Muaji i kujtdo që do të rigjejë vetveten, në rrugëtimet e gjata të kësaj jete të shkurtër e kalimtare! Me zemër të mirë Ramazanin!”, kështu shkruan imam Muhamed Sytari, myfti i Shkodrës, si tekst shoqërues i videos që ai ka përgatitur me rastin e nisjes së muajit të Ramazanit.19 shkurti 2026, shënon ditën e parë të këtij muaji shumë të rëndësishëm për besimtarët myslimanë, një muaj përkushtimi ndaj Zotit, ndihme, përkrahje e mbështetje për më nevojtarët por edhe sakrifice në emër të dashurisë për të Gjithëpushtetshmin. Me rastin e...