Burimi:
sarandanews.com
Foto © sarandanews.com
VIDEO – Nis puna për riparimin e urës së dëmtuar në Bleran të Bardhajve, u sherben 600 banorëve…
Ka nisur ndërhyrja emergjente për vendosjen e një ure të re hekuri në Bleran, pas dëmtimit të urës ekzistuese, i cili kishte lënë të izoluara dy lagje me rreth 600 banorë, duke shkaktuar vështirësi serioze në lëvizje dhe bllokim të aksesit drejt varrezave të fshatit. Punimet po realizohen në kohë rekord falë bashkëpunimit institucional mes Bashkisë Shkodër, Ministrisë së Mbrojtjes, Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Prefekturës së Qarkut Shkodër, nën koordinimin e drejtorit të përgjithshëm të AKMC-së, Haki Çako. Ndërhyrja po kryhet nga Batalioni Xhenio i Forcave të Armatosura.Në nisje të punimeve, në terren ishin kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, prefektja e Qarkut Shkodër, Holta Duda, drejtori i përgjithshëm i AKMC-së, Haki Çako, si dhe Arben Rira, komandant i mbikëqyrjes së urave, të...