VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës…
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Forcës Operacionale, kapën dhe ndaluan shtetasin Gjovalin Guri, 44 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka kultivuar në fshatin Prekal, njësia administrative Postribë, 90 bimë narkotike, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, në vitin 2021.Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit në çantën e këtij shtetasi, u gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës...
Burimi:
sarandanews.com