VIDEO – Kinema “Republika” hap dyert pas rikonstruksionit të plotë, ja cili film shfaqet sonte…

VIDEO – Kinema “Republika” hap dyert pas rikonstruksionit të plotë, ja cili film shfaqet sonte…

Kinema Republika hap zyrtarisht dyert sot, ora 18:00, duke rikthyer në zemër të qytetit magjinë e filmit dhe emocionin e ekranit të madh. Pas një transformimi të plotë, ky institucion simbol i kulturës vjen me një pamje dhe standarde që e vendosin sërish në piedestalin e hapësirave kulturore të qytetit. Egena Zymer, drejtuese e Kinema Republika fton qytetarët e Shkodrës të bëhen pjesë e këtij momenti të veçantë, duke i thirrur të marrin pjesë në premierën botërore, një ngjarje që shënon jo vetëm hapjen e kinemasë, por edhe një kapitull të ri për jetën artistike dhe kulturore të qytetit. Biletat mund të gjenden gjatë gjithë ditës pranë sportelit të kinemasë. Shkodra rikthehet në takim me kinemanë.  Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen...