VIDEO – “Ka civilë që u bëjnë foto qytetarëve”, përplasje me policinë në protestën e “Shqipëria Bëhet”
Protesta e Partisë “Shqipëria Bëhet” u shoqërua me tensione dhe përplasje mes mbështetësve të kësaj force politike dhe policisë. Kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka akuzuar persona civilë se fotografonin protestuesit me qëllim identifikimin dhe arrestimin e tyre. Lapaj deklaroi se mes turmës ndodheshin “civilë të veshur me xhupa “Louis Vuitton” që i bëjnë foto qytetarëve që më pas ti arrestojnë”. “Ka civilë me xhup ‘Louis Vuitton’ që po u bëjnë foto qytetarëve për t’i arrestuar. Turp të keni, hajdutë,” u shpreh Lapaj. “Arrestoni mua, ja ku jam. Pse u bëni foto qytetarëve? Pse i frikësoni njerëzit?” tha Lapaj. “Unë Adriatik Lapaj, jam njeriu që organizoj protestën. Më procedoni, më bëni çfarë të doni. Është shumë e rëndësishme të vrasim frikën”, tha...
Burimi:
sarandanews.com