VIDEO – Hapet për qarkullim aksi Theth- Bogë, u bllokua për disa ditë nga rreziku i ortekëve…

VIDEO – Hapet për qarkullim aksi Theth- Bogë, u bllokua për disa ditë nga rreziku i ortekëve…

Në Qafë Thore, mbrëjen e të mërkurës, temperaturat kanë shkuar -7, duke vlerësuar se rrezikui rënies së ortekëve është minimal, ka vijuar puna intensivisht me mjetet borëpastruese për hapjen e rrugës drejt Thethit. Puna ka nisur në zonën e tunelit ku ka grumbullim më të madh të ortekëve. Mbrëmjen e të merkurës, me gjithë punën që po kryhej, drejtuesit e mjeteve këshilloheshin nga Autoriteti Rrugor Shqiptar të shmangin lëvizjet drejt këtij segmenti deri në një njoftim të dytë.Ndërkohë, mëngjesin e të enjtes, temperatura e ulët, që ka shkuar deri në -10°C, ka ndihmuar në stabilizimin e dëborës dhe vijimin e punës për hapjen e rrugës. Para pak minutave, ARRSH njoftoi se sapo u bë e mundur hapja e rrugës nga Thethi në drejtim të Bogës...