Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

Një arsenal armësh zjarri dhe municionesh janë sekuestruar në Tiranë në zonën e Selitës, pas një operacioni policor të koduar “LOCKDOWN”. Sikurse bëhet me dije ky operacon vjen pas një një hetimi 2-mujor nga Komisariati i Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Prokurorinë, ndërkohë që në pranga kanë rënë 4 persona, të cilët shisnin në Tiranë armë  të trafikuara nga Kosova. Sipas policisë në ambjentin ku monoheshin dhe magazinoheshin armët e zjarrit janë gjetur: 5 pistoleta dhe 3 automatikë, pjesë të ndryshme armësh, një armë gjahu, krehra dhe municion luftarak, 3 radio si ato të policisë, një jelek multifunksional dhe 9 celularë.   “Në kuadër të operacionit bazuar në informacionet e siguruara nga hetimi për disa shtetas që dyshohej se trafikonin armë zjarri, kryesisht nga...