VIDEO/ Flamingot, spektakël i biodiversitetit në lagunën e Divjakë–Karavastasë

VIDEO/ Flamingot, spektakël i biodiversitetit në lagunën e Divjakë–Karavastasë

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është kthyer në një destinacion të turizmit të vrojtimit të shpendëve dhe jo vetëm, ku dominojnë më shumë flamingot, zogjtë me qafën e hollë dhe të harkuar dhe me këmbët e hijshme. Kryeministri Edi Rama përcolli sot në rrjetet sociale pamje të flamingove mbi lagunën Divjakë-Karavasta, duke e etiketuar si një spektakël të biodiversitetit tonë. Rama tha se “ky park kombëtar mbetet një nga strehat më të rëndësishme për shpendët ujorë në Mesdhe, ku çdo sezon sjell ngjyra në një ekuilibër natyror unik”. Flamingot janë shpendë që migrojnë në vendet e ngrohta dhe parapëlqejnë ujëra të kripura dhe të cekëta, ku gjejnë ushqimin e tyre të zgjedhur. Në vendin tonë habitati i këtij lloji është Laguna e Nartës, Karavastasë, por edhe liqeni...