VIDEO/ Fenomeni i rrallë i baticës në Vlorë, përmbytet Manastiri i Zvërnecit

VIDEO/ Fenomeni i rrallë i baticës në Vlorë, përmbytet Manastiri i Zvërnecit

Si pasojë e një fenomeni të rrallë të baticës, të ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, dhe rritjes së nivelit të ujit në Lagunën e Nartës, ka çuar në përmbytjen e Manastirit të Zvërnecit dhe të tokave përreth. Nga pamjet e videove shihet se uji ka dalë mbi sipërfaqet përreth, duke krijuar vështirësi në aksesin drejt manastirit. Situata lidhet edhe me reshjet e dendura dhe shkarkimin e pamjaftueshëm të ujërave drejt detit.