VIDEO E PLOTË – Dita e Verës kthehet në ditë dhune në Velipojë, protestuesit e Baks- Rrjoll akuza policisë

VIDEO E PLOTË – Dita e Verës kthehet në ditë dhune në Velipojë, protestuesit e Baks- Rrjoll akuza policisë

Sot, Dita e Verës, ditë zyrtare pushimi. Duhej të ishte e gëzueshme, festive, me familjen, miqtë, shokët e të njohurit. Në fakt në Velipojë, ishte një ditë dhune mbi banorët e mbështetësit e tyre të protestës kundër ndërtimit të resortit në Baks- Rrjoll.Mediat e pranishme, kanë mundur të dokumentojnë përplasjet por edhe dëmet e pësuara nga disa protestues si pasojë e përplasjes me policinë. Banorët akuzojnë uniformat blu për dhunë, veçanarisht për disa mbështetës të protestës të ardhur nga Durrësi.Ndërsa shprehen të vendosur të vazhdojnë protestën edhe për 5 vjet, protestuesit kanë thirrje për ministrin e Brendshëm dhe kryeministrin Rama, duke i kërkuar të largojnë policinë, të cilët e konsiderojnë si kriminele. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik....