VIDEO – Defekti në rrjetin elektrik të furnizimit, probleme me ujin e pijshëm në një pjesë të Shkodrës…
Ujësjellës Kanalizime Shkodër njofton se, si pasojë e një defekti në furnizimin me energji elektrike në Stacionin e Pompimit nr. 1 në Dobraç, është shkaktuar ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në një pjesë të qytetit të Shkodrës.Ekipet teknike të OSHEE dhe OST, në bashkëpunim të ngushtë me ujësjellësin, ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal me ujë.Ujësjellës Kanalizime Shkodër kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe i siguron se situata po trajtohet me prioritet maksimal. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni...
Burimi:
sarandanews.com