VIDEO – Bllokoi qarkullimin e kundërshtoi policinë, arrestohet 42- vjeçari nga Vau Dejësi, iu gjet kanabis dhe municion

VIDEO – Bllokoi qarkullimin e kundërshtoi policinë, arrestohet 42- vjeçari nga Vau Dejësi, iu gjet kanabis dhe municion

Pasi kishte penguar qarkullimin e automjeteve të tjera në fshatin Hajmel, gjatë një aktiviteti festiv, punonjësit e Policisë së Forcave të Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë përballur me kundërshtim verbal nga shtetasi A. P. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde narkotike, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe u sekuestruan municione luftarake. Në përfundim të veprimeve procedurale, Oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë bëri arrestimin e shtetasit A. P., 42 vjeç, banues në Dejë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, municionit dhe lëndëve shpërthyese”, si dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik....