VIDEO – Bashkia Shkodër nis heqjen e inerteve dhe kthimin në identitet të sheshit pas shembjeve në Shirokë

VIDEO – Bashkia Shkodër nis heqjen e inerteve dhe kthimin në identitet të sheshit pas shembjeve në Shirokë

Një ditë pas aksionit dhe ndërhyrjes së IKMT për prishjen e dy objekteve pa leje në zonën e Shirokës, Bashkia Shkodër ka nisur punën për pastrimin e mbetjeve inerte në këtë zonë.Mbetjet e krijuara nga shembja e dy objekteve në qendër të Shirokës po pastrohen plotësisht, me qëllim lirimin e plotë të hapësirës dhe rikthimin e një pamjeje siç i takon Shirokës, larg rrëmujës dhe mbetjeve. Kjo ndërhyrje merr rëndësi të veçantë edhe për faktin se Shiroka ndodhet në një periudhë me fluks të shtuar turistësh.Një ditë më parë, IKMT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe strukturat e Bashkisë Shkodër ndërhynë për shembjen e dy objekteve pa leje që po ndërtoheshin në këtë zonë. Objektet ishin evidentuar gjatë fazës së ndërtimit dhe, pas bllokimit...