VIDEO/ Aksident i gjashtëfishtë në qendër të Vlorës, pamje nga vendi i ngjarjes
Gjashtë automjete janë përfshirë në një aksident në qendër të Vlorës pak orë më parë, pranë Postës Qendrore. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Peugeot i ka prerë rrugën një mjeti tip Volkswagen, duke shkaktuar përplasjen fillestare. Si pasojë e këtij incidenti, në aksident janë përfshirë edhe disa automjete të tjera që ndodheshin në lëvizje në atë moment, mes tyre edhe një mjet Hyundai i Prefekturës së Vlorës. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale të shkaktuara janë të konsiderueshme. Përplasja ka shkaktuar gjithashtu edhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit në zonë, duke krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, të cilat kanë bërë sigurimin e zonës dhe normalizimin e trafikut. Ndërkohë, grupi...
Burimi:
sot.com.al