Veshje kontrabandë me vlerë 100 mijë euro, arrestohet në Kapshticë 54-vjeçari
Një 54-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Kapshticë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi u kap duke kontrabanduar medikamente të ndryshme mjekësore dhe veshje nga Greqia në vendin tonë. Ai u kap pas kontrollit në Kapshticë. Nga kontrolli në automjetin e të arrestuarit u gjetën medikamente dhe veshje, pa dokumentacionin përkatës, të cilat bashkë me mjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ai akuzohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”. “Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë. Policia Kufitare intensifikon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi. Goditet një tjetër rast i kontrabandës. Kontrabandoi medikamente të ndryshme mjekësore dhe një sasi veshjesh, pa dokumentacionin përkatës, vihet në pranga 54-vjeçari. Sekuestrohen medikamente mjekësore, veshje të dyshuara të kontrabanduara nga...
Burimi:
ntv.al