“Vërtet i di shqiptarët kaq budallenj”/ Reagimi i Iranit për protestat, Bardhi-Ramës: Vetë i fute në debat

“Vërtet i di shqiptarët kaq budallenj”/ Reagimi i Iranit për protestat, Bardhi-Ramës: Vetë i fute në debat

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me pretendimet për përfshirje të elementëve iranianë në protestat që po zhvillohen në vend për zonat e mbrojtura. Në reagimin e tij, Bardhi ironizon deklaratat e kreut të qeverisë, duke shkruar: “Oh, really? Vërtet i di shqiptarët kaq budallenj? Nuk ka asgjë të papritur këtu. Iranin në këtë debat e fute ti. Ti akuzove protestuesit. Ti shpike komplotin me iranianë. Ti e kërkove këtë reagim.” Më tej, ai akuzon kryeministrin për përdorimin e narrativës së “armiqve” ndaj kundërshtarëve politikë dhe kritikëve të qeverisë. Sipas Bardhit, një qasje e tillë lidhet me përpjekjet për të mbajtur pushtetin. “Nuk ndryshon nga ajatollahët në raportin që ke me pushtetin. Kush...