Vendimi për Ballukun, Karamuço: 35 vite burg nuk dënohen as vrasësit
Këtë të hënë, për 5 orë në Këshillin për Mandatet u shqyrtua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku. Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço është shprehur se, bazuar në faktet penale, përllogaritja e dënimit në total mund të shkojë deri në 35 vite burg për çështjen Balluku, por sipas tij, nuk do të jepet një dënim i tillë. Sipas Karamuços, një dënim me 35–40 vite burg nuk është dhënë as për një vrasje. “Llogariten 7–8 fakte penale të përsëritura. Secili prej tyre parashikon një dënim deri në 5 vite burg. Në një përllogaritje të thjeshtë, shuma mund të shkojë nga 35 deri në 40 vite burg. 35 vite është maksimumi bruto, por këtë e vlerëson gjykata. Bëhet fjalë për një përllogaritje...
Burimi:
ntv.al