“Vendimi për Ballukun kaloi vijën e kuqe”/ Zhulali: Shqipëria rrezikon në procesin e integrimit në BE!

“Vendimi për Ballukun kaloi vijën e kuqe”/ Zhulali: Shqipëria rrezikon në procesin e integrimit në BE!

Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali, deklaroi se reagimi i vendeve të Bashkimit Evropian pas votimit në Kuvend për çështjen e deputetes Belinda Balluku, ishte një mesazh i qartë politik për qeverinë shqiptare. E ftuar në një studio televizive, Zhulali u shpreh se partnerët ndërkombëtarë që kanë mbështetur reformën në drejtësi e konsiderojnë këtë çështje të lidhur me korrupsionin dhe paralajmërojnë se vendimi i fundit mund të sjellë pasoja për Shqipërinë në procesin e integrimit europian. Ilda Zhulali: Po, edhe përgjigja në fakt i ka ardhur nga ata që kanë qenë sponsorët kryesorë dhe që janë marrë drejtpërdrejt me reformën në drejtësi. Po të shikosh dhe listën e vendeve, janë edhe ato vende që janë tek pjesa e operacionit ndërkombëtar të monitorimit dhe përgjigja e...