Vendimi i Qeverisë/ Pas rreth një viti bllokim, rikthehet aksesi i plotë i TikTok në Shqipëri

Vendimi i Qeverisë/ Pas rreth një viti bllokim, rikthehet aksesi i plotë i TikTok në Shqipëri

Rrjeti social “TikTok” do të jetë i aksesueshëm sërish në të gjithë territorin e Shqipërisë, pas rreth një viti bllokimi. Masë kjo e vendosur nga qeveria pak muaj pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatar i tij, pas një sherri që nisi në këtë platformë. Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për rikthimin e aplikacionit, i cili ishte i bllokuar që më 13 mars 2025. Në vendim theksohet se “Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me entet rregullatore përkatëse, do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për heqjen e masave të ndërprerjes së aksesit ndaj platformës”. Kryeministri Edi Rama kishte deklaruar se mbyllja e TikTok ishte masë e përkohshme dhe se aplikacioni do të rihapej sapo të arrihej dakordësia me kompaninë kineze...