Vendimi i plotë i Kushtetueses, Balluku pezullohet nga detyra

Vendimi i plotë i Kushtetueses, Balluku pezullohet nga detyra

Është zbardhur vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e ankimimit të qeverisë për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres dhe njëkohësisht ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku. Siç u raportua edhe më herët, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë votuar 4 pro dhe 4 kundër, duke mos pasur kështu një kuorum të nevojshëm të votave për vendimarrje pro ose kundër. Si rrjedhojë kërkesa e qeverisë është rrëzuar dhe është rikthyer pezullimi nga detyra, i caktuar nga Gjykata e Posaçme. Ndërkohë në vendimin e mëposhtëm është zbardhur dhe arsyetimi për qëndrimin e secilës palë të gjyqtarëve lidhur me vendimarrjen e tyre. Vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese: Gjykata Kushtetuese e mbledhur sot në datën 06.02.2026 mori në shqyrtim çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë me...