Vendimi i Kushtetueses për mbylljen e Tik-Tok, AGSH: Zhvillim i rëndësishëm për mbrojtjen e lirisë së shprehjes!

Vendimi i Kushtetueses për mbylljen e Tik-Tok, AGSH: Zhvillim i rëndësishëm për mbrojtjen e lirisë së shprehjes!

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, i cili sëbashku me Rrjetin Ballkanin për Gazetari Investigative (BIRN Albania), kishin paraqitur kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për masat e marra nga Qeveria për bllokimin e platformës Tik Tok, ka përshëndetur vendimin e sotëm të Kushtetueses, që e cilësoi anti-kushtetuese mbylljen e Tik Tok. Përmes një njoftimi, AGSH shkruan se Kushtetuesja pranoi pjesërisht kërkesën e tyre, duke theksuar se ky vendim ishte një zhvillim i rëndësishëm për mbrojtjen e lirisë së shprehjes. Sipas AGSH, në një shoqëri demokratike, çdo kufizim i komunikimit publik duhet të jetë i bazuar qartë në ligj, proporcional dhe i justifikuar nga një interes publik i domosdoshëm. Njoftimi i AGSH: Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë mirëpret vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka pranuar...